Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet, Basha fiton mandatin e tretë

schedule14:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 14 Qershor, 2021

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike një ditë pas zgjedhjeve për kreun e partisë këtë të hënë kanë zyrtarizuar dhe fitoren e Lulzim Bashës për herë të tretë.

Kryetari i Komisionin, Jemin Gjanë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Basha ka fituar me 32 882 vota i ndjekur nga pas nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.

“Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar,. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhenat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të vlefshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë. 781 anëtarë kanë votuar për Fatbardh Kadillin, 983 për Edith Harxhi, për Agron Shehaj 6338 anëtarë dhe 32 882 anëtarë kanë votuar për Lulzim Basha. Komisioni zgjedhor bazuar në këto të dhëna shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al