Komisioni për sterilizimin/ Zekthi: Po përdoret politikisht, nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i prokurorisë

schedule18:32 - 13 Nëntor, 2024

schedule 18:32 - 13 Nëntor, 2024

Analisti Fitim Zekthi thotë se komisioni për sterilizimin po përdoret politikisht nga opozita.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se ky komision nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi që ka kryer SPAK për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Nuk ka gjë më të pakëndshme sesa të shohësh këtë gjë që bën komisioni. Nuk ka shërbyer si komision hetimor parlamentar. Është komision i ngritur pas një gjullurdie të bërë nga opozita, gjoja me revolucion dhe mosbindje civike. Ky komision u ngrit me vrap, pa u marrë parasysh kërkesa të tjera. Agjenda, të përdoresh komisionin për motive politike. Komisioni thërret zotin Beqajn të dëshmojë, ai ka 48 orë që dëgjon komisionin. Këtë shoh unë. Ka paradoks më të madh? Nëse ka një hetim nga prokuroria, çfarë do të bëjë komisioni më shumë? Nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi që bën prokuroria”, theksoi ai./abcnews.al