Komisioni për inceneratorët, Boçi: Të kërkohen të dhënat e TIMS për personat nën hetim

schedule15:07 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:07 - 23 Nëntor, 2021

U zhvillua me debate mbledhja e komisionit hetimor për inceneratorët. Ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili tha fillimisht se tre banka kanë refuzuar të japin informacion pasi janë detyruar nga Mirel Mërtiri.

Sakaq, deputeti Luçiano Boçi propozoi që të merren të dhënat e TIMS për personat që janë nën hetim për këtë çështje të kallëzuar edhe në SPAK nga opozita. Boçi tha gjithashtu se Prokuroria e Posaçme duhet të japë informacion lidhur me tre paditë që ka depozituar PD. Nga ana tjetër, deputetja Ermonela Felaj ka kërkuar standard për procedurat.

Luçiano Boçi: Të jemi të qartë se motivacionet e këtij komisioni janë ato që lidhen me shpenzimin korruptim të parasë publike3, janë 400 milion euro. iniciativa jonë nuk është e sotmja, por është në mbrojtje të interesit publik. Drejtorit të ri të policisë ti kërkohen të dhënat e Tims për personat në hetim. Ne si komision ti drejtohemi SPAK dhe meqenëse PD ka depozituar tre kallëzime penale, kërkon që të marrë informacion në lidhje me kërkesën e saj. Pyetja jonë është nëse është regjistruar kallëzim penal? Prokuroria duhet të na informojë. Nëse është regjistruar kallëzimi ne kërkojmë informacion për veprimet hetimore të kryera dhe në cfazë ndodhen. Pjesa e kërkesës është se cilat persona i atribuohet vepra penale? A po hetohet shtetasi Edi Rama, Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri? Kur do të paraqiten kërkesat në gjykatë për këto çështje?

Etjen Xhafaj: Do të doja ta theksoja është e domosdoshme të ecin përpara me këto procedura.

Ermonela Felaj: Është e nevojshme të standardizojmë punën. Në proceverbalin mbledhjes të citohet që ky komision nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm vendos që të adresojë të gjithë kërkesat. Unë ju ftoj që ta vendosim këtë procedurë. Dhe pastaj do të ftoja të kalonim te pika tjetër e rendit të ditës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!