Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni për Inceneratorët, Berisha: Mjafton të dëgjosh Ramën për të kuptuar se kjo është vjedhje qeveritare

schedule17:00 - 10 Mars, 2022

schedule 17:00 - 10 Mars, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar aferën e inceneratorëve si vjedhjen më të madhe shtetërore, ku përfituesit e saj ishin drejtpërdrejtë qeveritarët.

Duke folur nga foltorja e parlamentit, Berisha tha se në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, patën dy raporte, ku në njërin flitej për 420 milionë euro të vjedhura ndërsa në tjetrin pranoheshin vetëm 100 milionë.

Berisha deklaroi se mjafton të dëgjojë dëshminë e Ramës në Komision për të kuptuar se këtu bëhet fjalë për një vjedhje të madhe shtetërore, ndërsa shtoi se kompanitë në emër të Zotos-Mërtirit dhe Gugalias janë kompani tërësisht të qeverisë.

Deklarata e plotë e Berishës në Kuvend:

Është fakti se të dy këto raporte faktojnë vjedhjet e pamohueshme. Njëra prej raporteve të 420 milionë eurove, raporti tjetër pohon se s’bëhet fjalë për 420 milionë, por për 100 milionë dhe kjo u duket pak. Strukje të hajdutëve, por mbi të gjitha në këtë komision mendoj se pohimi i njeriut me përgjegjësi absolute kryesore në këtë aferë, aferë e cila është tërësisht e një grupi kriminal të organizuar, pohimi i Edi Ramës se ka shkelur ligjin, apo se nuk ka respektuar procedurën është çelësi për të kuptuar gjithçka. Afera filloi në vitin 2014-të me një kompani që nuk ishte marrë me plehrat, por pretendonte të ishte e Zotos-Gugallias etj, por në fakt ajo ishte fiks e qeveritarëve. Kësaj kompanie duke firmosur 17 dokumenta në 24 orë, me negociim pa shpallje pa tender pa asgjë, me korrupsion të sigurtë i jepej 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit. Kompania Ahmeti-Gjiknuri, mund ta quajmë Rama-Agaçi, mund ta qaujmë Metani, kjo kompani prokuron në Lugano një djegës e instalon atë me çelësa në dorë për 12 milionë euro, 10 milionë euro ngelen në kontot e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të rrufeshme. Kjo nuk mund të bëhej kurrë pa angazhim total të të gjithë qeverisë. Nëse qeveritarët nuk do të donin të vidhnin paratë fondin ja kalonin Bashkisë së Elbasanit, dhe ajo kursente 12 milionë euro. Komisioni këtu ndahet, ata që pranojnë që janë vjedhur 100 milionë euro, ata sulmojnë na thoni ku janë 420 milionë euro? Ua them unë ku janë. Në Tiranë është vjedh më me stil, Tiranës i është vjedh fusha e Sharrës, nga kompani private e Gugallias në kompani publike e Erjon Velisë. Tani fillon gjoba, fillon Sharra të presë flori për Edi Ramën. Tani për çdo mbetje do t’i paguhet Veliajt 28 euro për ton. Këtu kemi të bëjmë me një skenë vjedhjeje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës hajdutit të dobishëm është për kreun e Meduzës, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erjon Velinë. /Avcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!