Komisioni për Abazoviç, i pavlerë”, Nazarko: Vota e Malit të Zi për Kosovën në KiE, tregues i orientimit solid pro-perëndimor të qeverisë Abazoviç

schedule16:55 - 29 Prill, 2023

schedule 16:55 - 29 Prill, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se vota e Malit të Zi për Kosovën në Këshillin e Evropës (KiE) është tregues i orientimit pro-perëndimor që ka Podgorica zyrtare.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Mazarko u shpreh se thirrja e një komisioni parlamentar për kryeministrin Dritan Abazoviç, që të japë shpjegime për votën pro Kosovës, është diçka që nuk ka vlerë.

Sipas tij, zhvillimi më i rëndësishëm, që ka interes për shqiptarët, është fakti se sot bëhet 1 vit që një kryeministër shqiptar, qeveris Malin e Zi, ndaj duhet bërë bilanc i kësaj qeverisjeje.

“Ajo që është zhvillim i rëndësishëm, është që sot mbushet 1 vit nga qeverisja e një kryeministri shqiptar në Malin e Zi. Një zhvillim i paimagjinueshëm për një vend me shumcë dërrmuese sllave. Me këtë përvjetor, madje me prehistorinë e tij- rotacioni i 2020, ku Abazoviç la gjurmën e vet përcaktuese, zënë fill disa procese fondamentale për përparimin demokratik të Malit të Zi, por dhe për interesin tonë kombëtar shqiptar. Ndaj ky zhvillim në një parlament që është i shuar – është thjesht kronikë politike.

Cilat janë këto procese që nxiti apo definoi Abazoviç? Ardhja e një elite të re politike ku Milatovic dhe Spajic janë prurje percaktuese; krijimi i forcës së tyre politike që fshiu dhe pritet akoma të fshijë klasën e vjetër ; rikonfirmimin e kursit proatlantik; normalizimin e marredhënieve brenda vendit me komunitetet si Kisha Serbe dhe ato me gjithe shtetet e rajonit; rikonfirmimin e marrëdhënieve me Kosovën që u duk me vizitën në spektër të gjerë të Dritanit atje; afirmimin e shqiptarëve në të gjithë nivelet e qeverisjes dhe mbështetja e projekteve në komunat e tyre; fuqizimi i marredhënieve me Shqipërinë ku spikat Ura mbi Bunë dhe lundrueshmëria e Liqenit.

Vota e Malit të Zi pro Kosovës është thjesht pasojë e ketij trendi- tregues i qartë se orientimi euro-atlantik, pro-perëndimor, në favor të paqes që u konfirmua me ardhjen e Abazoviçit në krye të Malit të Zi, është një orientim i qëndrueshëm, konfirmuar nga Milatoviç. Ndaj duken pavend dyshimet mosmirënjohëse, iluzore rreth këtij orientimi dhe këtyre proceseve që vuri në lëvizje Abazoviç e që përgatiten terrenin për rotacionin e Gjukanoviç me Milatoviç. Për hir të vërtetës, Mali i Zi nuk pret leksione nga askush, por i jep leksione të tjerëve. I ashtuquajturi autokrat Gjukanoviç që kontrollonte gjithcka, njohu rezultatin për 45 minuta; uroi rivalin, dha dorëheqje nga partia… Pra ka dhe autokrate te mirë… në Ballkan, domethënë qeverisjet e qendrueshme nuk konvertohen ne diktatura.. gjithmone. Millo nje figure qe i ben nder vendit te vet, gaboi sigurisht duke rrezuar qeverine Abazovic apo duke shpallur zgjedhjet e parakohshme dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale apo sondazhet i konfirmojnë këto gabime… Sot pritet rritja e partisë Europa Sot te Milatoviçit; rënie e partisë së Millos dhe e Frontit proserb, ashtu si dhe rritje e partisë Ura”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!