Komisioni me “dorë të hekurt”, largon nga listat e PD Salianjin, Hasën, Shehun dhe Kosovën

schedule15:48 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:48 - 23 Tetor, 2020

Juxhin Mustafarai

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të rinovohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përzgjedhur emrat që do t’i sygjerojë Lulzim Bashës për të hartuar një listë fituese.

as vendimeve surprizë të anëtarësisë për të eliminuar nga gara disa prej ish-deputetëve, edhe Komisioni i Kandidatëve ka vepruar me dorë të hekurt kur ka vendosur të skualifikojë shumë prej ish-deputetëve të grupit parlamentar.

Burime zyrtare në Partinë Demokratike konfirmojnë se nga Komisioni janë skualifikuar emra të rëndësishëm të opozitës në vitet e fundit.

Komisioni i ka sygjeruar kryesisë që ish-deputeti në qarkun e Korçës, Ervin Salianji të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Pjesë e listës së kandidatëve që nuk duhet të marrin një mandat deputeti sipas Komisionit janë edhe ish-deputetët Endri Hasa në Elbasan, Tritan Shehu në Gjirokastër, Fatbardha Kadiu në Durrës, Izmira Ulqinaku në Shkodër dhe Halim Kosova në Tiranë.

Do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar ata që do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kreut të demokratëve, Lulzim Basha. /abcnews.al/