Komisioni kundër dezinformimit/ Çuçi: Nuk është kontroll, por për të parë nëse ka shkelje të ligjit

schedule11:46 - 2 Prill, 2024

schedule 11:46 - 2 Prill, 2024

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se komisioni kundër dezinformimit, nuk është kontroll, por për të parë nëse ka shkelje të ligjit.

I pyetur nga gazetarët, ai ka thënë të gjitha vendet e tjera perëndimore dhe Parlamenti Evropian kanë ngritur komisione të posaçme, edhe kjo tregon se është një çështje me shumë rëndësi.

Jo, nuk është kështu. Për informacion komisioni do të ketë një veprimtari gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë dhe sigurisht ne në parlament prandaj jemi që të shqyrtojmë ligje.

Përderisa dhe vendet e tjera perëndimore dhe parlamenti evropian kanë ngritur komisione të posaçme, atëherë është një çështje me rëndëisi shumë të veçantë.

Nuk është kontroll, është për të parë nëse ka shkelje të ligjit”, u shpreh Çuçi.

Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të mbyllen mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun.

Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore për të forcuar rregullat e funksionimit të mediave, duke lejuar deri në mbylljen e këtyre llogarive shpifëse apo manipuluese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!