Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni i Venecias: Ri-hartim i projektligjit për të drejtat e pronës, është i paqartë

schedule14:15 - 11 Tetor, 2019

schedule 14:15 - 11 Tetor, 2019

Komisioni i Venecias ka paraqitur sot dy opinionet e saj si përgjigje ndaj kërkesës së bërë më herët nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci.

Shkresa e Ruçit drejtuar Komisionit të Venecias, kërkonte opinionin e kësaj të fundit, në lidhje me shkarkimin nga detyra të presidentit të republikës Ilir Meta gjithashtu dhe një opinion mbi projektligjin e të drejtës pronave në shqipëri.

Projektligji për të drejtat e pronësisë i mungon qartësia.

“Në një mendim të dytë për Shqipërinë, të kërkuar gjithashtu nga Kryetari i parlamentit shqiptar dhe miratuar sot, Komisioni i Venecias bën thirrje për rishqyrtimin e një projektligji për të drejtat e pasurive të paluajtshme, një temë e rregulluar përmes ligjeve të ndryshme të diskutueshme që prej dekadash.

Ndërsa pranojnë qëllimin e ligjvënësit për të zgjidhur këtë çështje afatgjatë, ekspertët zbulojnë se projektligji i propozuar (për përfundimin e proceseve të pronësisë kalimtare) “i mungon qartësia dhe saktësia”, siç është mungesa e hapave themelorë procedural dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtës të titullit.

Ekspertët janë të shqetësuar për fuqinë e tepruar rregullatore që i atribuohet Këshillit të Ministrave sipas projektligjit.

Të kombinuara, këta elementë mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare.

Autoritetet janë të ftuar të rishqyrtojnë projektligjin duke shqyrtuar rekomandimet e bëra në opinion dhe, nëse është nevoja, legjislacionin ekzistues ose të planifikuar në lidhje me të.

Komisioni i Venecias sugjeron gjithashtu që Shqipëria mund të kërkojë mbështetje përmes bashkëpunimit ekzistues me Këshillin e Evropës në ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm”.

Të dy opinionet e Komisionit Europian e dhëna nga mediat shqiptare pasqyrojnë vetëm mendimet dhe jo tekstet e plota. Tekstet e plota do të botohen nga Komisioni i Venecias ditën e hënë të cilat do të pasqyrojnë edhe pozicionin zyrtar të Komisionit të Venecias./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!