Komisioni i Rithemelimit të PD: Kuvendi Kombëtar mblidhet në datën 30 Prill

schedule21:38 - 10 Mars, 2022

schedule 21:38 - 10 Mars, 2022

Komisioni i Rithemelimit të PD i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të shtyjë zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill. Përmes një njoftimi bëhet me dije se në mbledhjen e sotme u bë  një analizë e zhvillimeve politike si dhe e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit. “Komisioni falenderon kandidatët e Shtëpisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale“, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit njofton gjithashtu se ka vendosur:

-Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

-Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

-Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill”, përmbyllet njoftimi. Kujtojmë se “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit ka fituar vetëm bashkinë e Shkodrës lënë pas PD zyrtare. 5 bashkitë e tjera u fituan nga PS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!