Me anë të një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit, Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin Edi Rama. Janë 9 deputetë që kërkojnë interpelancë me Ramën për Gjendjen e Rezervës së Sigurisë së Naftës dhe për Gjendjen e Rezervave Materiale të Shtetit.
Deputetët e Berishës kërkojnë interpelancë me Ramën për paketën për përballimin e krizës. Në këtë kërkesë thuhet se “në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë kërkohet interpelancë për:
1- Paketa e masave për përballimin e krizës.
2- Gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit
3-Gjendja e Rezervës së Sigurisë të Naftës.
/abcnews.al/