Rudina Hajdari zbardh mbledhjen me dyer të mbyllura për Reformën Zgjedhore

schedule13:32 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:32 - 7 Nëntor, 2019

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari bëri një përmbledhje nga ajo se çfarë u diskutua sot, ku është shqyrtuar drafti i ekspertëve për administrimin e procesit zgjedhor.

Mendoj se fokusi mbetet te administrata zgjedhore, drafti është një revolucion më vete. Mbledhja e sotme u fokusua në dy drejtime. Kemi një arkitekturë të re. U pa në mënyrë të detajuar se si është propozuar nga ekspertët si do përzgjidhen ata. Do ketë edhe një seancë të dytë ku do diksutojmë më tej. Është draft tejet i rëndësishëm se flitet për një administratë të re zgjedhore. Është një pikënise e duhur pr nuk do të thitë se kemi arritur nmjë konsensus.

Profesioni i komisionerëve është tepër i rëndësishëm. Kemi akoma shumë punë për të bërë. Po ashtu një pikë tjetër që u prek nga seanca e sotme ishte përgjegjshmëria që këta individe do të kenë kur do të zgjidhenn si anëtarë të KQZ. Njerëz jashtë statusit të nënpunëist civil mund të aplikojnë. Kyçi i gjithë kësaj është që do kalojë në Kuvend dhe kërkon 2/3.

Kemi vendosur që të kemi një mbledhje tjetër ku do merremi pikërisht me këtë draft, me të dytin.

Dua që t’ju garantoj se do ketë takim sërish me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë. Drafti i parë kishte mangësi në përbërje”, tha Hajdari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!