Komisioni i përjashtoi, Basha i riktheu në lista, tre emrat për të cilët vendosi “veton”

schedule21:30 - 8 Mars, 2021

schedule 21:30 - 8 Mars, 2021

Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Luan Baci. Për këta tre emra Lulzim Basha nuk ka marrë parasysh filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.

E ndërsa komisioni i përjashtoi, Lulzim Basha i ka futur në listë. Tritan Shehu do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës, Ervin Salianji do të jetë i treti në Korçë, ndërsa Luan Baçi i katërti në Fier.

Lideri i PD-së i ka futur në lista emrat e lartpërmendur duke përdorur fuqinë e 20% që ka në dorë për të propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike./ Abcnews.al