Komisioni i Ligjeve ka miratuar formulën e re të socialistëve të propozuar nga Damian Gjiknuri për hapjen e listave me një renditje të diktuar nga kryetari i partisë.
Sipas formulës së re, vetëm ai kandidat që merr 10 mijë vota mund të prishë renditjen e kryetarit dhe të bëhet deputet. Propozimi i Gjiknuri u votua nga vetë socialistët dhe dy grupet parlamentare të ardhura nga LSI, mes tyre Adiola Braha dhe Nimet Musai.
Ligjet miratuan edhe në tërësi ndryshimin e Kodit Zgjedhor pa dakordësinë e PD dhe LSI dhe me një pjesë të votave të opozitës parlamentare, me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim/mv. abcnews.al
- LEXO EDHE: “Ligjet” miratojnë koalicionet parazgjedhore me lista unike, Fino kundër kandidimit në 4 zona