Komisioni i Disiplinës, shumë futbollistë dënohen me pezullime!

schedule19:07 - 23 Qershor, 2020

schedule 19:07 - 23 Qershor, 2020

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës. Dënimet janë në Kategorinë e Parë dhe në ligat e ulëta. Një futbollist i Pogradecit, Liçkollari, është dënuar me 8 ndeshje pezullim, ndërsa Ejoh i Apolonisë, me 5 ndeshje.

  1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  4. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  5. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  6. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  7. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  8. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
  9. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiëa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./abcnews.al