Komisioni i Disiplinës dhe Etikës/ FSHF nuk kursen gjobat

schedule11:06 - 27 Shtator, 2023

schedule 11:06 - 27 Shtator, 2023

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka nxjerrë vendimet e saj të fundit ku duket se e kanë pësuar shumë klube dhe lojtarë.

Skënderbeu, Elbasani, Burreli dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve dhe do të paguajnë për dëmet e shkaktuara.

Gjithashtu skuadra e Maliqit është përjashtuar nga Kupa e Shqipërisë për shkak se braktisi ndeshjen me Delvinën dhe gjithashtu nuk do të jetë pjesë e këtij kompëticioni as sezonin e ardhshëm.

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

3. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i Shënkollit, Kristjan Ceku, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Zyrtari i KS Besëlidhja, Alket Kruja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Lojtari i KF Shkumbini, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Shkumbini, Geri Selimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.

12. Lojtari i KF Shkumbini, Renato Toromani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.

13. Lojtari i KF Tirana U-17, Murselo Dërvishi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. Lojtari i Dinamo City U-17, Dion Cara, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Lojtari i Shkëndia TR U-17, Enoklid Rajta, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

16. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Ersid Valikaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. KF Maliqi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Delvina, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

18. Celjen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshem nga KF Apolonia U-19 te lojtareve qe nuk kane te drejte te luajne, mbi bazen e ankeses se FC Internacional Tirana U-19.

19. Celjen e hetimit disiplinor per deklaratat e publikuara ne media nga FC Besa ne perfundim te ndeshjes kunder FC Korabi.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Mateus Levendi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Pogradeci FK, Kevin Myslimi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!