Komisioni i dezinformimit, PS propozon emrat e saj për anëtarët

schedule15:25 - 22 Prill, 2024

schedule 15:25 - 22 Prill, 2024

Partia Socialiste ka propozuar emrat për anëtarët e saj në Komisionin e posaçëm për dezinformimin.

ABC News mëson se Erion Braçe është emri i propozuar nga socialistët, për të qenë kryetar i këtij komisioni.

Ndërkaq emrat e tjerë për anëtarë janë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim.

Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!