Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë dalë sot në terren, duke u ndalur te impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier.
Nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi nga ambientet e impiantit tha se asgjë nuk përpunohet, pasi sipas saj objekti nuk është funksional.
“Janë 28 milion euro dhe sot tashmë që jemi këtu i jap akoma më shumtë drejtë kolegëve socialistë që na sollën këtu. Shteti funksionon me letra dhe ne e kemi ngritur komision hetimor bazuar në 3 elementë procedurat që janë gjetur abuzimi me buxhetin e shtetit. Tashmë që erdhëm shikohet qartë asgjë nuk përpunohet, kontrata është lidhur në 2016 dhe duhet të fillonte funksionimin impianti në 2016”, tha Çupi.
Deputetja Dhurata Çupi theksoi se depozita e mbetjeve është bosh. “Kontrata është lidhur në vitin 2016 dhe duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 ku objekti nuk funksionon”, shtoi deputetja.
Ndërkohë drejtori i zbatimit të Inceneratorit, thotë se grumbullohen rreth 130 mijë ton mbetje. Ai theksoi se inceneratori është në fazë kolaudimi.
“Mbetjet menaxhohen në landfillin e qarkut Fier këtu ku jemi ne. Pjesa e impiantit është në fazë kolaudimi sepse ka një fazë ndërtimi kolaudimi dhe më pas operimi. Ne vetëm regjistrojmë mbetjet sepse nuk faturohen. Sasia aktuale e disa bashkive është 180 ton në ditë. Impianti është projektuar me kapacitet 220 deri në 250 ton. 220 deri në 250 ton mbetje urbane në ditë”, tha ai.
Deklarata e plotë e Çupit
Vijmë nga Komisioni Hetimor. Media juaj e ka ndjekur punën e këtij Komisioni Hetimor. Kolegët socialistë në planin e punës kishin parashikuar të bënim edhe një vizitë në objekt dhe sicc e shikoni objekti nuk punon, nuk është funksional. Kaq e thjeshtë është. Nuk ka mbetje që përpunohen. Depozita është bosh. E keni filmuar sepse unë insistova që të filmohet. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në vitin 2016 duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 ku objekti nuk funksionon. Ndërkohë janë 28 milionë euro të vëna në dispozicion për koncesionarin.
Pyetje: Ju jeni e informuar se mbetjet nuk shkojnë në incenerator por në fushën e mbetjeve në . A është një zgjidhje
Dhurata Çupi: Objekti i Komisionit Hetimor ka qenë ndjekja e procedurave ligjore deri në lidhjen e kontratës me koncesionarin. Si është zbatuar kontrata. Si kanë kaluar 28 milionë euro nga buxheti i shtetit tek koncesionari. Dhe si është keqpërdorur fondi për shpronësimin ndërkohë që nuk i dihet sa toka shtetërore, të cilat mund t’ia kursente taksapaguesve shqiptarë pjesën e shpronësisë. Këto tre emelementë ketu janë të qarta dhe të verifikuara që opozita ka vite që i ka denoncuar dhe ka ngritur Komisionin Hetimor dhe atë që opozita flet drejtpërdrejt me qytetarët. Të denoncojë atë që shkon keq.
Pyetje: Nuk është e udhës që të përmendet zgjidhja që u është dhënë mbetjeve, jo në Fier, mënyrën se si është dhënë?
Dhurata Çupi: Unë nuk e kam problem të flas, por nuk mund të jap një zgjidhje teknike. Jam anëtare e Komisionit Hetimor lidhur me objektin e Komisionit Hetimor. /abcnews.al