Komisioni hetimor në shëndetësi/ Debate nga deputetët opozitarë, kërkojnë kthimin e të përjashtuarve

schedule10:33 - 11 Tetor, 2024

schedule 10:33 - 11 Tetor, 2024

Debate në komisionin hetimor në shëndetësi nga disa deputetë të opozitës.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkoi që në komision të kthehen disa nga deputetët e përjashtuar.

“Kjo është situata e vërtetë, ne nuk po kërkojmë favore, zbatoni rregulloren, edhe kur jeni në pushtet, edhe në opozitë. Të përjetshëm në këtë dynja nuk ka, përjetësia nuk ekziston. Është e rrezikshme që në kondita të tjera, të jetë ky standardi i komisionit. Pa kontroll në qeveri, jemi në diktaturë. Uzurpimi, marrja e vendit këtu, e mbledhim, janë turpe që nuk janë parë në komisionet hetimore. Kryetarja është për t’i kthyer fytyrën minimale këtij komisioni. Është e turpshme, kjo mënyrë funksionimi. Kjo është kokëfortësi që nuk ka çon asgjëkundi. Nuk mbyllet këtu e vërteta, të vërtetat atje janë. Janë përpjekje që shëmtojnë parlamentin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!