Komisioni Evropian nisi një hetim kundër platformës kineze online Temu

schedule15:59 - 31 Tetor, 2024

schedule 15:59 - 31 Tetor, 2024

Komisioni Evropian ka nisur këtë të enjte procedurat zyrtare kundër platformës kineze të shitjeve në internet Temu për të hetuar nëse ajo po shkel rregullat për frenimin e shitjes së produkteve të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme në faqen e saj.

Siç thuhet, Komisioni Evropian dyshon se Temu shkel Aktin Evropian të Shërbimeve Dixhitale (DSA), raporton Bloomberg.

Nëse konfirmohet shkelja e dyshuar e ligjit, Temu mund të paguajë një gjobë deri në gjashtë për qind të të ardhurave të saj vjetore globale.

Komisioni tha se do të vlerësojë gjithashtu praktikat e transparencës dhe aksesit të të dhënave të Temu, si dhe zbatimin e supozuar të veçorive të varësisë për t’i bërë klientët të shpenzojnë më shumë para.

Për më tepër, Komisioni Evropian do të kontrollojë nëse Temu kontrollon shitjen e produkteve të paligjshme dhe çfarë bën për të hequr tregtarët e rremë nga platforma.

Pas një hetimi zyrtar të BE-së, Temu ka të drejtë të propozojë miratimin e kundërmasave për të adresuar shqetësimet e Komisionit Evropian dhe për të shmangur kështu gjobat potencialisht të larta.

Hetimi pason një kërkesë nga BE më 11 tetor që Temu të komunikojë se çfarë po bën për të goditur shitjen e produkteve të falsifikuara ose të pasigurta në platformën online.

Komisioni Evropian tha në atë kohë se kishte kërkuar “informacion të detajuar dhe dokumente të brendshme mbi masat zbutëse të marra kundër pranisë dhe rishfaqjes së tregtarëve që shesin produkte të paligjshme” në platformën Temu.

Informacionet që KE i ka komunikuar Temu deri tani kanë qenë të pakënaqshme dhe nuk kanë zbutur shqetësimet e Bashkimit Evropian, shtojnë burime anonime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!