Komisioni Europian propozon certifikatën e vaksinimit Covid

schedule14:06 - 17 Mars, 2021

schedule 14:06 - 17 Mars, 2021

Komisioni Europian ka propozuar futjen e një certifikate dixhitale që vërteton se dikush është vaksinuar për Covid-19.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, thotë se certifikata do të dokumentojë gjithashtu teste negative dhe nëse personi ka pasur Covid më parë.

“Cili është funksioni i kësaj çcertifikate? Ajo tregon … nëse personi është vaksinuar ose (ka pasur) një test negativ të kohëve të fundit ose është rikuperuar nga Covid dhe kështu ka antitrupa,” tha ajo një konference shtypi.

Certifikata do të sigurojë që rezultatet të njihen reciprokisht në çdo shtet anëtar, shton ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!