Komisioni Europian ka dhënë miratimin për vaksinën daneze Imvanex, kundër lisë së majmunëve, siç rekomandoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) javën e kaluar.
Miratimi vjen vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë dha një alarm të nivelit të lartë duke shpallur përhapjen e lisë së majmunëve një emergjencë shëndetësore globale.
“Disponueshmëria e një vaksine të miratuar mund të përmirësojë ndjeshëm gatishmërinë e kombeve për të luftuar sëmundjet në zhvillim, por vetëm nëpërmjet investimeve dhe planifikimit të strukturuar të gatishmërisë biologjike”, tha CEO i kompanisë që prodhoi vaksinën, Paul Chaplin.
Vaksina e Nordic, e vetmja e miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, deri më tani është miratuar në BE vetëm për trajtimin e lisë.
Megjithatë, kompania furnizoi vaksinën në disa vende të BE-së gjatë shpërthimit aktual të lisë së majmunëve për atë që njihet si përdorim “jashtë etiketës”.
Miratimi vlen për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe për Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, tha në një deklaratë kompania Nordic.
Çmimi i aksionit të Bavarian Nordic është rritur 122% në tre muajt e fundit për shkak të kërkesës së madhe për vaksinën e saj kundër lisë së majmunëve. /abcnews.al