Komisionet Hetimore, e drejtë e pakufizuar? Kushi: Çfarë i kushton ta çojnë në ‘Kushtetuese’ refuzimin që i bëjmë?

schedule20:48 - 17 Janar, 2024

schedule 20:48 - 17 Janar, 2024

Deputetja e PS Evis Kushi në emisionin “Real Story” në ABC foli për debatin mes opozitës dhe mazhorancës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Gjatë intervistës në studio, Kushi u shpreh se problemet e brendshme të opozitës kanë sjellë edhe situatën aktuale.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Açka ndryshe nga socialistët kërkonte ta bënte me prezencë fizike, që do të thotë se nëse jam i bindur tek Kushtetuta e vendit tim, nuk kam frikë të mbaj një Komision, apo edhe të përplasem. Kjo mendoj unë në favor apo disfavor, unë dua demokraci direkt, pra jo online. Online është një mbledhje kot, nuk ka debat. Bëhet në raste lufte, apo

Kushi: Ne preferojmë mbledhje normale, zhvillim normal. Zoti bardhi, Noka ulen dhe çdoherë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos e lejuar.

Zheji: Pjesa radikale e berishizmit e lexon si opozitarizëm të vërtetë

Kushi: Puna konkrete për buxhetin bëhet në Komisione. Përveç orëve të tëra në Komisionet online ne zhvilluam një tur për të diskutuar për buxhetin. Ankohen që qytetarët shqiptarë largohen nga Shqipëria. Me të tilla pamje sigurisht që do të jenë pesimistë.

Zheji: Çdonjëri mund të bëjë diagnozën e vet. Por duhet të lëmë rrugë për të shfryrë opozitarizmin. Komisionet parlamentare janë bërë për këtë punë. Populli do të dijë që ka drejtësi.

Kushi: Çfarë i kushton ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese refuzimin që ne i bëjmë për Komisionet Hetimore. Ne jemi të gatshëm për t’i ftuar dhe mirëpritur në Komisione. Ata mund të pengojnë çdo mbledhje, por ne kemi përgjegjësinë të miratojmë ligje, kemi afate.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!