Kryeministri Edi Rama ka pritur komisioneren e BE, Marta Kos, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit, do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së saj, Kos do të zhvillojë takime edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Gjatë muajit shkurt, Kos theksoi nevojën për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për vendet që synojnë anëtarësimin./abcnews.al