Komisioneri Varhelyi: Marrëveshja në dobi të qytetarëve, Shqipëria bëri hap të madh drejt BE-së

schedule21:39 - 5 Qershor, 2020

schedule 21:39 - 5 Qershor, 2020

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ka reaguar komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në reagimin e tij Varhelyi ka vlerësuar palët që arritën në marrëveshje, duke theksuar se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.

LEXO EDHE:Dokumenti/ Kjo është marrëveshja e nënshkruar mes palëve për Reformën Zgjedhore

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”, shkruan komisioneri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!