Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK për Nertina Kosovën

schedule16:09 - 24 Shtator, 2018

schedule 16:09 - 24 Shtator, 2018

Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konsideroi të përshtatshme për të vijuar detyrën Gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova.

Sipas komisionerit Florian Ballhysa, përfundimet e KPK-së lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë për gjyqtaren Kosova nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.

Komisioneri Publik çmon se procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë përfundimet e arritura nuk janë në pajtueshmëri me provat e administruara. Shkak është pamjaftueshmëria e financiare për të shlyer blerjen e një apartamenti banimi prej 120 m2 dhe argumentimi i paprovuar për një hua të marra nga babai i gjyqtares.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, e kishte kaluar filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 18 Korrik, me përparësi për shkak të kandidimit të saj për anëtare në Këshillin e Lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!