Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që më 1 gusht konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, pas kontrollit dhe rivlerësimin e tre kritereve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Në ankimimin drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, thuhet se Komisioneri Publik pas verifikimeve të kryera, ndryshe nga KPK, vlerëson se prokurori Muçi, nuk arrin të justifikojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të tyre.
Referuar gjendjes së akteve dhe vlerës provuese të tyre, rezulton se Prokurori i Krimeve të Rënda dhe personat e lidhur me të, nuk kanë arritur të justifikojnë bindshëm burimin e krijimit të pasurisë, thuhet në ankimimin e Komisionerit publik që vëren mes të tjerash mosdeklarim të pasurisë dhe mosmbulim i shpenzimeve vjetore të prokurorit Besnik Muçi, nga të ardhura të ligjshme./abcnews.al