Komisioneri për zgjerim Hahn vizitë zyrtare në Shkup

schedule14:41 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:41 - 20 Nëntor, 2017

Eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë për fqinjësi të mirë Johanes Hahn ka nisur një vizitë zyrtare në Shkup në kuadër të zbatimit të nje plani të propozuar muaj më parë nga qeveria maqedonase. Gjatë ditës ai do të ketë takime me politikanët dhe zyrtarët më të lartë të vendit. Han takimin e parë do ta zhvillojë me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe më pas me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela. Pas takimit të parë me kryeministrin maqedonas, Hahn dhe Zaev do të kenë një konferencë të përbashkët me mediat. Në një postim në profilin e tij në Tuiter para vizitës Hahn shkruante se qeveria e Shkupit duhet të shfrytëzojë momentin pozitiv, pasi do të analizohen rezultatet nga reformat e mëtejshme deri në fund të këtij viti. Sipas tij për këtë duhet një bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!