Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda ka raportuar në Kuvend, duke theksuar problemin kryesor në gjuhën e përdorur nga funksionarët publikë.
Ai veçoi gjuhën e urrejtjes, ndërsa shtoi se kjo duhet korrigjuar dhe të mos vazhdojë për shumë kohë.
Por pyetur nga deputeti Kujtim Gjuzi për persona që flasin në këtë gjuhë në radhët e politikës Gajda refuzoi të flasë me emra.
“Nuk do doja të flisja më emra, por doja të flisja për fenomenet. Akoma ngul këmbë dhe dua të kem vëmendjen tuaj në fenomenin kryesor që na shqetëson që është përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Ky është problemi që kemi me funksionarët publikë. Edhe komentet që bëhen nga popullsia për gjuhën e urrejtjes.
Kemi pasur shumë sinjalizime, që javë për javë kanë raportuar në shpërndarjen e paketave ndihmuese.
Evidentoj se institucioni ka dhënë dy rekomandime për të përshirë kategori njerëzish si në pagën e luftës apo edhe në shpërndarjen e ndihmave. Pas rekomandimeve dhe reflektimeve nuk kemi pasur denoncime konkrete. Do ishte shumë e dobishme që të kryhej një monitorim gjithëpërfshirës”, tha Gajda./abcnews.al


