Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët thotë se më shumë se 150,000 persona janë larguar nga Ukraina

schedule07:04 - 27 Shkurt, 2022

schedule 07:04 - 27 Shkurt, 2022

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha të shtunën se më shumë se 150,000 njerëz janë detyruar të largohen nga dhuna ruse në Ukrainë raporton gazetarja Sahar Akbarzai e “CNN”.

“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë,” tha ai. “Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës,” tha Grandi në një postim në Twitter të shtunën.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!