Komisioneri i lartë i OKB-së i bën thirrje Izraelit të ndalë dhunën në Bregun Perëndimor

schedule15:56 - 23 Qershor, 2023

schedule 15:56 - 23 Qershor, 2023

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk i bëri thirrje Izraelit që të ndalë sa më parë dhunën në Bregun Perëndimor nën pushtim.

“Izraeli duhet të riorganizojë urgjentisht politikën dhe veprimet e tij në Bregun Perëndimor në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që përfshinë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës së jetës”, tha Türk përmes një deklarate me shkrim.

Ai tha se për përfundimin e dhunës në Bregun Perëndimor, duhet të përfundojë edhe pushtimi. “Këtë e dinë të gjithë njerëzit me pushtet politik tek të gjitha anët dhe ato duhet të ndërmarrin hapin e nevojshëm sa më parë për të realizuar këtë”, tha Türk.

Duke paralajmëruar se ngjarjet e dhunshme këtë javë në Bregun Perëndimor “ka rrezik të lartë që të dalin nga kontrolli” Türk kritikoi se “Vdekjet dhe dhuna e përjetuar kohët e fundit, kur bashkohen me retorikën nxitëse shërben vetëm për të tërhequr izraelitët dhe palestinezët më në thellësi të ferrit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!