Komisioneri i BE Hahn takohet në Beograd me Vuçiç

schedule09:45 - 26 Korrik, 2019

schedule 09:45 - 26 Korrik, 2019

Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Johanes Han, është takuar në Beograd me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas presidencës serbe ata biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën europiane. Një nga temat kryesore ishte dhe bllokimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe situata që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, për të cilën, Vuçiç u shpreh se Serbia reagoi me qetësi dhe me përgjegjësi.

Vuçic falënderoi komisionerin Hahn, për angazhimin në “zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, dhe përsëriti se Serbia është “e përkushtuar ndaj politikave të paqes dhe bashkëpunimit për të ruajtur stabilitetin në rajon”. /ABC News Albania 24/7