Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në vitin 2018 dhe shumë njerëz morën pjesë në ngjarjen e madhe. Së fundmi, pas shumë vitesh, fansat e çiftit ndoqën dokumentarin “Harry dhe Meghan” në Netflix dhe u zbulua një moment plot humor nga dita e tyre e madhe.
Një video e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, duke qëndruar në kështjellë, më 19 maj 2018, tregoi dhëndrin me shkëlqim duke përshëndetur nusen e tij. Krahas reagimit të tij të ëmbël për fustanin e nusërisë Givenchy të Meghan, Princi Harry bëri edhe një koment befasues, teksa zbuloi se edhe anëtarët e familjes mbretërore nervozohen në ditët e dasmës!
Sipas një shikuesi, i cili lexoi buzët e Dukës, Harry i tha Meghan Markle: “Dukesh e mrekullueshme ” dhe shtoi: ” Jam ofenduar “, gjë që e bëri Dukeshën të qeshte.

Në episodin e katërt të “Harry dhe Meghan” ai shpjegoi: ” E dini, njerëzit po na shikonin, por unë ndjeva se ishim vetëm ne të dy.”
Në dokumentarin e tyre pamë edhe shumë foto nga albumi i dasmës së çiftit. Mbreti Charles duke puthur me butësi Meghan Markle në faqe, një foto bardh e zi të Princit Harry duke ngritur dolli gjatë fjalimit të tij të dasmës dhe momentin kur çifti preu tortën e dasmës./abcnews.al


