Komentet në rrjetet sociale armiku i madh, United dhe Chelsea dënojnë tifozët

schedule17:17 - 30 Prill, 2021

schedule 17:17 - 30 Prill, 2021

Komentet ofenduese dhe raciste në rrjetet sociale janë armiku i radhës i shoqërisë sonë dhe sigurisht edhe futbollit. Klubet e lojës më të ndjekur në glob kanë nisur një ofensivë të madhe kundër këtij fenomeni dhe janë më dorë të hekurt ndaj çdo komenti denigrues.

Qëllimi është që çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësi edhe për atë që shkruan në rrjetet sociale dhe kjo udhë sapo ka nisur. Mediet ishullore raportojnë se Manchester United dhe Chelsean kanë marrë masa ndaj disa tifozëve të tyre.

Mësohet se 6 tifozë të United, mes tyre tre të abonuar, dy anëtarë të klubit dhe një tjetri në pritje të abonimit për biletat e sezonit të ardhshëm, janë pezulluar për komente ofenduese dhe raciste ndaj koreanit të Tottenham Heung-Min Son më 11 prill, pas fitores së United me shifrat 3-1.

Ata nuk do jenë në gjendje të shohin skuadrë e tyre nga stadiumi në kohën kur tifozët do lejohen.  Ndërkohë Chelsea ka pezulluar për plot 10 vite përjashtim nga shkallët e stadiumit tifozin e quajtur Sam Mole për akuzën e komenteve anti-Semitiste në rrjetet sociale. Gjyqi vazhdonte prej dy vitesh dhe së fundmi u dha vendimi përfundimtar.

Të Premten, United zbuloi se analiza e saj kishte gjetur një rritje prej 350% të abuzimit drejtuar lojtarëve të klubit, me 3,300 postime, që shenjëstronin lojtarët gjatë periudhës shtator 2019 deri në shkurt 2021. Ajo zbuloi se 86% e atyre postimeve ishin raciste, ndërsa 8% ishin homofobe ose transfobike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!