Të paktën 10 persona janë shpallur fajtorë, për ;ngacmime online; ndaj zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron.
Këta persona u dënuan nga një gjykatë në Paris me rreth 8 muaj burg, për komente, ‘denigruese, ofenduese dhe keqdashëse’ e përhapje të thashethemeve, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Teoria rreth gjinisë së Brigitte Macron u përhap menjëherë, ndërsa marrëdhënia e saj me Macron ka qenë prej kohësh temë diskutimesh online.
Brigitte Macron, e cila është 24 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj, e takoi Emmanuel Macron-in për herë të parë kur ishte mësuese franceze në shkollën e tij jezuite në Amiens.
Kujtojmë se Familja Macron ngriti një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër influencueses konservatore Candace Owens.


