Emirjon Senja
Bordi i Transparencës, i ngritur me Akt Normativ pak ditë më parë përcaktoi çmimet për karburantet për ditën e sotme dhe të nesërme. Sipas këtij vendimi, çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 211 lekë/ litri sot dhe nesër, kruse çmimi i gazit nuk ndryshon, mbetet 93 lekë/ litri.
Ndërkoë, theksohet se çmimi i shitjes me shumicë nuk do të jetë më shumë se 206 lekë/ ltri.
Çmimi i naftës në bursë ka rënë ndjeshëm gjatë javës së fundit duke pësuar vetëm sot një ulje me më shume se 5 për qind duke zbritur nën 100 dollar për fuçi. Aktuaklisht, brenti është me 97 USD/ fuçia, një çmim tepër u ulët ky krahasuar me 123 USD/ fuçia që ishte një javë më parë, ndërkohë që në Shqipëri nafta po shitej me 265-270 lekë litri.
Pavarësisht uljes së çmimit të naftës në bursa, duke arritur në nivelet kur një litër naftë në Shqipëri shitej mesatarisht me 185-190 lekë/ litri, vendimi i sotëm i bordit ka përcaktuar një çmim ndjeshëm më të lartë.
Nëse do vërtetë referencë do të ishte vërtetë bursa, siç pretendohet, atëherë një litër naftë sot duhej të kushtonte të paktën 185-190 lekë. Diferenca prej më shumë se 20 lekë/ litri në çmim është e paarsyetushme pasi sëfundmi nuk ka patur asnjë rritje taksash apo rritje të kostos për importuesit dhe shitësit.
Rrjedhimisht, ulja e sotme nuk mjafton duke mos reflektuar zhvillimet ndërkombëtare në tregun e karburanteve, të cilat merren si referencë sa herë bëhet fjalë për shtrenjtim dhe jo thuajse asnjëherë kur duhet të ulet çmimi. /abcnews.al