Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual midis viteve 1999 dhe 2005. Akuzat mbi tw janw ngritur nga 4 gra. Komediani dhe aktori është intervistuar disa herë nga policia që kur një hetim nga Sunday Times, Times dhe Dispatches e Channel 4 në shtator 2023 zbuloi akuza të shumta serioze kundër tij. 49-vjeçari gjithnjë i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “shumë, shumë lënduese”.
Akuzat që ngrihen:
*Në vitin 1999 një grua u përdhunua në zonën e Bournemouth.
*Në vitin 2001 një grua u sulmua në mënyrë të pahijshme në zonën Westminster të Londrës.
*Në vitin 2004 një grua u përdhunua u sulmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.
*Midis 2004 dhe 2005, një grua u sulmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.
Brand i është thënë të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 2 maj, por ai besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara.
Në këto situata, ku një i dyshuar mund të jetë jashtë shtetit, prokurorët kërkojnë të bien dakord për kthimin e të pandehurit. Nëse nuk ka bashkëpunim nga një i dyshuar, atëherë autoritetet konsiderojnë./abcnews.al