Komediani britanik Tim Brooke-Taylor, mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat agjenti i tij duke thënë se vdekja e tij e ka prekur shumë, megjithatë veprat që ka lënë pas do e kujtojnë gjithmonë.
“Me trishtim të madh ju njoftojmë se ka vdekur Tim nga Covid-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe ishte kënaqësi ta përfaqësoja. Jemi mirënjohës së kemi aq shumë punë të tij që t’i shfaqim, lexojmë apo dëgjojmë”, u shpreh agjenti i Tim.
Tim ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare dhe për publikun është bërë i njohur për rolet në “The Goodies”, dhe “I’m Sorry I Haven’t A Clue” e shumë të tjerë.
Një nga kontributet e tij më të mëdha për komedinë britanike ishte shkrimi dhe interpretimi i Four Yorkshiremen me John Cleese, Chapman dhe Marty Feldman, fillimisht për programin e komedisë ITV Në Last The Show 1948.
Brooke-Taylor, ka qenë aktiv në profesionin e tij për gjashtë dekada, që nga viti 1960./abcnews.al