Kombëtarja U17 gati për testin e parë miqësor ndaj Polonisë, ndeshja luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”

schedule16:56 - 14 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 14 Nëntor, 2024

Kombëtarja U-17 është gati për ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco mbyllën sot me sukses përgatitjet.

Kuqezinjtë u stërvitën në kompleksin “Tropikal”, në Durrës dhe të gjithë lojtarët janë të gjendje të mirë, pa probleme fizike. Kombëtarja U-17 ka nisur grumbullimin prej ditës së hënë dhe trajneri Tedesco do t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Takimi Shqipëri U17 – Poloni U17, do të luhet nesër në orën 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet më 18 tetor, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00. Hyrja për të gjithë tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” është falas. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!