Kombëtarja U-21 dhe koronavirusi, rrëfehet Sebastiano Esposito

schedule23:22 - 10 Tetor, 2020

schedule 23:22 - 10 Tetor, 2020

Sulmuesi i SPAL, Sebastiano Esposito, është një nga lojtarët e grumbulluar nga kombëtarja U-21 e Italisë. Lojtari në një intervistë për “Rai Sport” tregon se sa i nderuar ndihet që do të përfaqësojë vendin e tij si dhe është ndalur tek pandemia e koronavirusit.

“Koronavirusi është një eksperiencë nga e cila duhet të mësojmë. Nuk dihet se si do të shkojë situata, por ndoshta ne mund të luajmë me ekipet e tjera U-21.

Siç e kamë thënë gjithmonë është një nder për të veshur bluzen e kombëtares. Ne do të jemi gati për ndeshjet që kemi apo të një kompeticioni të mundshëm mes nesh. Është një nder i madh të luash për Italinë”, mbyll 18-vjeçar, i cili është në pronësi të Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!