SERBI- Trajneri I Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho tha se në krahasim me muajin qershor, lojtarët e kombëtares janë rritur.
Ai theksoi se puna më e mirë e një trajneri kombëtareje është muaji tetor dhe nëntor, por megjithatë shtoi se në këtë fazë ka dëmtime. Megjithatë tekniku kuqezi tha se Shqipëria nuk e ka një situatë të tillë.
“Në këtë moment, lojtarët vijnë në një moment të mirë të tyre, në qershor është pak e vështirës, sepse është fundi i sezonit. Nga ana tjetër mendoj se janë rritur lojtarë nga qershori deri tani.
Puna ideale me Kombëtaren është tetori dhe nëntori, por ka një kleçkë, se ka dhe dëmtime, por për fatin tonë të mirë jemi mirë në këtë moment. “, tha ai



