Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja, “revolucion” në formacion / Kuqezinjtë përgatiten për miqësoren me Ukrainën në Valencia

schedule15:01 - 29 Mars, 2026

schedule 15:01 - 29 Mars, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur sërish në kompleksin sportiv “Parador El Saler” në Valencia, për seancën e radhës stërvitore për miqësoren e 31 marsit kundër Ukrainës.

Kuqezinjtë iu nënshtruan programit të stafit teknik, ndërsa Sylvinho kishte të gjithë grupin në dispozicion.

Kjo seancë dhe e ajo e fundit që do të zhvillohet të hënën do të kristalizojnë idetë e trajnerit për futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë kundër Ukrainës.



E sigurtë është që, Sylvinho pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër, ndërsa hapësira do të kenë ata që qëndruan në pankinë dhe luajtën shumë pak në ndeshjen kundër Polonisë. Ndërkohë, nga grumbullimi në Valencia, ka folur Ardian Ismjali.

Mbrojtësi mundohet të shohë me optimizëm, por fjalët e tij konfirmojnë se humbja në Varshavë ka lenë shenjë.

Pas zhgënjimit në play off e “Botërorit 2026”, kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në konkurrim në shtator për Ligën e Kombeve.

Pas largimit të Arlind Ajetit për shkak dëmtimi dhe Ylber Ramadanit për arsye familjare, të gjithë futbollistët e tjerë të kombëtares janë në dispozicion për miqësoren kundër Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!