Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja nis përgatitjet, mungon Ismajli/ Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e parë stërvitore përpara Serbisë

schedule19:10 - 6 Tetor, 2025

schedule 19:10 - 6 Tetor, 2025

Numërimi mbrapsht ka nisur deri në sfidën e rëndësishme në transfertën kundër Serbisë për eliminatoret e Botërorit 2026. Kombëtarja e Shqipërisë u kthye pasditen e së hënës në fushë, ndërsa zhvilloi seancën e parë të përgatitjeve për këtë ndeshje.

Për shkak të impenjimeve me skuadrat e klubeve dhe oraret e udhëtimeve, trajneri Silvinjo nuk I kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar nga ai.

Lojtarë si Pajaziti, Strakosha, Balliu, Arbër Hoxha, Mihaj, Asani, Broja dhe Ismajli nuk ishin në seancën e parë stërvitore. Shumica e tyre do të jenë të gatshëm në seancat e tjera, me përjashtim të Ardian Ismajli, I cili do të mbetet jashtë ndeshjes kundër Serbisë.



Mbrojtësi u dëmtua në sfidën e një jave më parë me Torinon në Serie A, ndërsa mungoi edhe në përballjen e fundjavës me skuadrën e tij.

Pavarësisht problemeve fizike, ai u ftua nga Silvinjo, por nuk do të mund të japë kontrubutin e tij me skuadrën kuqezi.

Sa i përket përgatitjeve, takimi I parë I kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit” kishte një ngarkesë të lehtë fizike për shkak të impenjimit të futbollistëve me ekipet e tyre.

Pas një program të shkurtër në palestër, kuqezinjtë vijuan përgatitjet të fushë, duke simuluar situatat të ndryshme të lojës.

Sylvinjo dhe stafi I tij do të shtojnë ngarkesën në seancat e radhës për të krijuar ide më të qarta për formën e lojtarëve, por edhe për perfeksionin e skemave taktike dhe stradegjisë së zgjedhur për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!