Kombëtarja në krizë, Klopp: Të drejtosh “pancerat” është një nder i madh, por nuk largohem nga Liverpool

schedule19:54 - 21 Korrik, 2023

schedule 19:54 - 21 Korrik, 2023

Që prej Botërorit të Katarit, të zhvilluar mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit të shkuar, Kombëtarja gjermane nuk është në formën e saj më të mirë dhe aludimet kanë qenë të shumta se “epokës” së teknikut Hansi Flick mund t’i ketë ardhur fundi.

Aludimet kanë qenë të shumta, që në krye të pankinës së “pancerave” do të vijë, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp dhe ditën e sotme, tekniku gjerman ka dhënë një përgjigje të shkurtër për mediat, mbi këtë temë.

“Të jesh trajner i Kombëtares së Gjermanisë është një nder i madh për mua. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por përkushtimi im më pengon. Nuk mund të largohem tani nga Liverpool dhe të them se do të marr për një kohë të shkurtër drejtimin e kombëtares gjermane. Nuk funksionon kështu dhe nuk ka një kërkesë të tillë.

Nëse në një moment më duhet të drejtoj ekipin, atëherë duhet të jem i disponueshëm, por tani nuk është. Unë kam një përgjegjësi ndaj klubit”,- u shpreh për mediat, tekniku i “të kuqve” të Liverpool. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!