“Kombëtarja, me shpirt skuadre”, Hicka për përballjen me Spanjën: Projekti ‘Sylvinho’ duhet të vazhdojë, ka mentalitet grupi

schedule18:23 - 24 Qershor, 2024

schedule 18:23 - 24 Qershor, 2024

Envi Hicka, anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF-së, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania për “Special Report” në ABC News, foli për emocionet e ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e cila do të luhet në orën 21:00.

Ai u shpreh se kombëtarja ka shpirt skuadre, ndërsa u ndal te projekti “Sylvinho”, ku tha se duhet të vazhdojë pasi ka mentalitet grupi.

Më tej Hicka shprehu keqardhjen për pezullimin e sulmuesit Mirlind Daku. Në lidhje me rezultatin e ndeshjen, u shpreh se ëndërron për 2-1 për kombëtaren shqiptare.

Për Kombëtaren kjo eksperienca është një rrugëtim. Eksperienca mes dy ndeshjeve të para ishte e qartë. Ne mbetëm të pakënaqur nga ndeshja e parë, por erdhi nga aspekti emocional. Mendoj që ndeshjen me Kroacinë, shumë gjëra u korrigjuan. Edhe trajneri korrigjoi disa gjëra. Të shohim sot. Për këtë arsye jemi këtu.

Unë kam zgjedhur ta ndjek këtë manifestim me familjen dhe miqtë, e jo si zyrtar i FSHF-së. kam lexuar lajmet për ndryshimet në formacion. Mua më vjen keq që Daku është i dënuar. Për ne ishte një titullar, ose ndërrim i mirë. Më vjen keq që nuk e kemi. Në çështjet e tjera janë shumë teknike. Unë mendoj se trajneri reflekton, nëse duhet bërë një ndryshim, do të bëhet. Do ta shohim në fushë.

Që nga ndeshja e parë, jam dëshmitar i faktit e skuadra janë ka një shpirt skuadre për të mos u marrë më sysh. Kjo skuadër është bashkë. Ata luftojnë të gjithë bashkë, janë shumë në kohezion me njëri tjetrin, kanë një bashkëjetesë të shkëlqyer.

Ajo që kemi bërë me projektin ‘Sylvinho’, kemi sjellë mentalitetin e një grupi që do bëjë atë që është më e mira sot në tregun e stërvitjeve. Janë njerëz që nuk kanë frikë të bëjnë zgjedhje të guximshme, nuk lënë lojtar pa dhënë shans. Trajneri ka insistuar dhe për Arbër Hoxhën, është një grup që nuk i lë asgjë rastësisë.

Si ëndërrimtar them 2-1 për ne, ndërsa si realist do ikja në shtëpi. Ndeshja me Kroacinë dhe shpresa që kemi, e ka mbudhur Dyseldorf plotë. Është një llavë kuqezi e jashtëzakonshme. Nuk e di nëse kanë të gjithë biletë, sepse po vjen koha për të shkuar në stadium.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!