Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për sfidën kundër Polonisë në play off e “Botërorit 2026”. Për herë të parë që nga grumbullimi, Sylvinho do të stërvisë këtë të martë të gjithë grupin e futbollistëve.
Myrto Uzuni, Ylber Ramadani dhe Nazmi Gripshi, të cilët munguan në seanën e parë për shkak të impenjimit të vonë në fundjavë me skuadrat e klubeve janë bashkuar me kombëtaren mbrëmjen e së hënës.
Ata do të nisin përgatitjet në seancën e dytë, në program pasditen e sotme.
Me të gjithë futbollistët në dispozicion, Sylvinho dhe stafi i tij teknik do të rrsin ndjeshëm ritmin dhe ngarkesën në stërvitje.
Tekniku kuqezi kërkon të injektojë sa më shpejt idetë e tij taktike për sfidën e 26 marsin në Varshavë.
Po ashtu, trajneri kërkon të kuptojë sa më qartë formën e secilit futbollist, për të kristaklizuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Polonisë.
Pas ditës së parë të përgatitjeve, asnjë futbollist nuk ka shfaqur probleme fizike dhe të gjithë në kombëtaren e Shqipërisë shpresojnë që situata të qëndrojë e njëjtë deri në ditën e ndeshjes.
Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës, ku edhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e sfidës./abcnews.al


