Kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të eliminatoreve të “Botërorit 2026”, Shqipëria ka në dorën e saj vendin në play off dhe mund të ëndërrojë për një kualifikim historik në finalet e një Kupe Bote.
Bilancet do të bëhen në fund, por shanset janë, madje me baza dhe të mbështetura në shifra.
Me Anglinë nga një tjetër “planet”, kombëtarja kuqezi mban vendin e dytë në grupin K, ndërsa në gjashtë ndeshje ka grumbulluar 11 pikë, pas 3 fitoreve, 2 barazimeve dhe vetëm 1 humbje.
Vendimtare fitorja në sfidën e 11 tetorit në Leskovac kundër Serbisë, që i lejoi Shqipërisë të lerë pas rivalët direktë edhe tani që numri i sfidave të luajtura në grup është barazuar.
Bileta e play off mund të sigurohet që në ndeshjen e parë të nëntorit, gjithmonë nëse kuqezinjtë fitojnë sfidën e tyre në Andorra dhe Anglia na bën një nder duke mundur Serbinë në “Ëembley”.
Gjasat janë të mëdha, ndërsa optimizmi shtohet duke parë ecurinë e skuadrës së Silvinjo në ndeshjet e fundit.
Kombëtarja shqiptare ka një ecuri të shkëlqyer me katër fitore radhazi, në dy sfida eliminatore dhe dy të tjera miqësore.
Seria nisi me suksesin 0-1 kundër Gjibraltarit, më pas me të njëjtin rezultat në dy përballjet kualifikuese kundër Letonisë dhe Serbisë dhe u mbyll me fitoren 4-2 në “Air Albania” kundër Jordanisë.
Një ecuri shpredhënëse, sidomos në mbrojtje, ku golat e vetëm të pësuar janë ata në miqësoren e 14 tetorit.
Po ashtu, katër fitoret radhazi janë një tjetër e dhënë shpresdhënëse përpara “finaleve” të muajit të ardhshëm.
Një fitore në Andorra, jo vetëm që mund të mbyllte përpara kohe kualifikimin në play off e Botërorit, por do të sillte suksesin e pestë radhazi dhe një rekord për Kombëtaren e Shqipërisë.

