Kombëtarja e femrave humb sërish në botëror

schedule14:14 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:14 - 20 Shtator, 2017

Kombëtarja shqiptare e femrave ka humbur edhe ndeshjen e dytë eleminatore të Kupës së Botës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima luftoi fort në Bjellorusi, por u mund minimalisht 0-1 nga skuadra vendase. Goli I vetëm I takimit u realizua në fillimin e pjesës së dytë me autore lojtaren vendase, Shupo.
Shqipëria pati epërsi në pjesën e parë dhe mund të kishte shënuar të paktën një gol. Krasniqi gaboi përpara portieres bjelloruse, pastaj Begolli gjuajti dy herë nga distanca, e ndaluar sërish nga portierja. Rasti më I mirë për skuadrën tonë ishte në fund të pjesës së parë kur Bajramaj goditi shtyllën.
Edhe pas pushimit, vajzat shqiptare luajtën mjaft mirë, por nuk patën fat. Kjo ishte humbja e dytë për Shqipërinë pas asaj të pësuar në “Elbasan Arena” ndaj Zvicrës, veçse këtë herë paraqitja ishte krejt ndryshe.