Cristiano Ronaldo pati një mbrëmje historike në fitoren e Portugalisë ndaj Egjiptit. Ylli i Realit realizoi dy gola, duke u ngjitur edhe më lart në renditjen e shënuesve të kombëtareve për të gjitha kohët.
Fati i dy më të mëdhenjve qëlloi i ndryshëm. Cristiano Ronaldo e Lionel Mesi nuk kaluan të njëjtën mbrëmje në ndeshjet miqësore të kombëtareve, me të parin në fushë dhe tjetrin jo protagonist.
Ronaldo realizoi dy gola për Portugalinë, duke i dhënë fitoren ndaj Egjiptit dhe duke u ngjitur edhe më lart në renditjen e shënuesve të ekipeve kombëtare për të gjitha kohët.
Ylli i Realit ia doli në fund, në minutat shtesë 92 e 94. I mbiquajturi CR7 ka tani 81 rrjeta me përfaqësuesen, dhe ndodhet në vendin e tretë në këtë klasifikim.
Ai la pas rekordmenin e Japonisë, Kunishige Kamamoto, ndërsa është shumë pranë legjendës së Hungarisë, Ferenc Pushkash, që ka shënuar 84 herë.
Gjithsesi, ekziston një dallim i madh mes tyre, pasi Pushkash realizoi 84 gola në 89 ndeshje me kombëtaren, ndërsa Ronaldo ka deri tani 81 në 148 takime, pra me një mesatare shumë më të ulët.
Kristiano besohet se do ta ketë shumë të vështirë të arrijë rekordmenin, ish-sulmuesin e Iranit, Ali Daei, që është në kuotën e 109 golave. Ronaldo fitoi edhe duelin me sulmuesin e Egjiptit dhe të Liverpulit, Mohamed Salah, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes së luajtur në Zvicër, dhe që përfundoi 2-1 për portugezët.
Mediat nuk u kursyen me lavdërime.
“Kometa Ronaldo”, titullin gazeta “A Bola” nga Portugalia, që ka shpresë se Kristiano do të shkëlqejë edhe në Botëror.
Gazeta “AS” e Madridit: “Kristiano fitoi duelin me Salahun, dhe u tregua vendimtar me një dygolësh”
Gazeta “Marka”, por e Madridit: “Dygolësh i Kristianos në kohën shtesë”.
Shkëlqimi i portugezit ishte në mbrëmjen, kur Mesi mbeti në stol. Ylli i Barcelonës nuk e ndihmoi dot Argjentinën në miqësoren e madhe ndaj Italisë, luajtur në stadiumin “Etihad” të Mançesterit.
Skuadra amerikanojugore fitoi, gjithsesi, 2-0, me gola të shënuar nga Ever Banega dhe Manuel Lanzini, ndërsa asaj i mungoi edhe ylli tjetër i sulmit, Kun Aguero. Mesi është në dyshim edhe për miqësoren tjetër, atë ndaj Spanjës në Madrid./abcnews.al