Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtares i mungon goli/ Sfida ndaj Serbisë, Sylvinho: Të gjithë kanë besimin tim, janë në gjendje të hyjnë në fushë e të shënojnë

schedule16:46 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:46 - 10 Tetor, 2025

LESKOVAC- Për trajnerin e kuqezinjve, ndeshja nesër ndaj Serbisë, është e fortë por edhe emblematike.

Në konferencën e parë, pas mbërritjes në Serbi, Sylvinho u shpreh se të gjithë futbollistët kanë besimin e tij.

Sa i përket ndeshjes, siç e thashë është ndryshe, e bukur për t’u luajtur. Kemi patur 3 ditë për të trajnuar ekipin, kemi ardhur këtu gati të gjithë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të zgjedhim kush futet në fushë. Goli është pjesa e fundit, e futbollit. Futbolli nuk është i lehtë, të gjithë kanë besimin tim. Të gjithë janë në gjendje të hyjnë në fushë dhe të shënojnë.” tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!