Komandimeve u vjen fundi, KLP: Miratuam rregullat për emërimin e drejtuesve të prokurorive

schedule16:58 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:58 - 23 Shtator, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme pas diskutimeve miratoi draftin e paraqitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës mbi “Rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”.

KLP thekson se “kjo rregullore përbën një hap vendimtar në drejtimin e ndërprerjes së caktimeve të përkohshme të prokurorëve në pozicione drejtuese, si një instrument i nevojshëm që është përdorur nga Këshilli për rreth një vit e gjysmë për plotësimin e vakancave të shkaktuara si rrjedhojë të vendimeve të institucioneve të Vetting-ut dhe jo vetëm”.

Gjithashtu, vijon më tej KLP-ja, “miratimi i kësaj rregullore i hap rrugë procesit të konkurrimit në bazë të meritokracisë të prokurorëve në pozicione drejtuese. “Ky është nga proceset më të rëndësishme të përmbyllura nga Këshillit, që sikur se përmendem më lart, i jep fund procedurës së caktimit të përkohshëm të drejtueseve te prokurorive, i cili në jo pak raste, ka qenë një zgjedhje në kushte emergjence dhe jo mbi bazën e konkurrimit mbi kriteret të paracaktuara duke shkaktuar pa kënaqësi të natyrshme në radhën e prokurorëve” mbyllet deklarata. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!